Muharremaj paralajmëron ndërtimin e një “Zone Industriale” në Biraq
Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka paralajmëruar ndërtimin edhe të një zone të re industriale në Suharekë, saktësisht në Biraq. Kjo është bërë e ditur gjatë një takimi që ai ka pasur me një grup arkitektësh nga Suhareka, të cilët i ka falënderuar për punën e tyre, ndërsa për projektin ka thënë se […]
Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka paralajmëruar ndërtimin edhe të një zone të re industriale në Suharekë, saktësisht në Biraq.
Kjo është bërë e ditur gjatë një takimi që ai ka pasur me një grup arkitektësh nga Suhareka, të cilët i ka falënderuar për punën e tyre, ndërsa për projektin ka thënë se shumë shpejt do të jetë i detajizuar për vazhduar me realizim konkret edhe në teren.
“Arkitektët e rinjë nga Komuna e Suharekës Adnan Bylygbashi, Arber Kuqi, Basri Lushaj, Çlirim Alija dhe Shpetim Lumi, e kanë bërë një punë të mrekullueshme.
Është për çdo admirim serioziteti i tyre në punë, dhe për këtë i falenderoj në emër të të gjithë qytetarëve.
Ata vazhdimisht po punojmë për zhvillimin e projektit për Zonën e Re Industriale në Biraq, e treta me radhë, e cila do të mbetet në funksion në bizneseve dhe investitorëve në të ardhmen. Shumë shpejt projekti do të jetë i detajizuar për vazhduar me realizim konkret edhe në teren” thuhet në njoftimin e Muharremajt.