Muharremaj: Pa energji elektrike, Komuna e Suharekës do ta ketë të vështirë përballjen me reduktime

23.12.2021

Kompania Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike (KEDS) njoftoi se reduktimet pritet të zgjasin rreth dy orë në ditë, në kohë të ndryshme, dhe se do t’i prekin të gjithë konsumatorët, përveç atyre emergjentë. Reduktimet u udhëzuan nga Operatori i Sistemit dhe Tregut – KOSTT, për shkak të mbingarkesës në sistemin elektro-energjetik. KEDS tha se […]

Muharremaj: Pa energji elektrike, Komuna e Suharekës do ta ketë të vështirë  përballjen me reduktime Foto: Ilustrim

Kompania Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike (KEDS) njoftoi se reduktimet pritet të zgjasin rreth dy orë në ditë, në kohë të ndryshme, dhe se do t’i prekin të gjithë konsumatorët, përveç atyre emergjentë.

Reduktimet u udhëzuan nga Operatori i Sistemit dhe Tregut – KOSTT, për shkak të mbingarkesës në sistemin elektro-energjetik.

KEDS tha se është në pritje të instruksioneve nga KOSTT-i për kohëzgjatjen e reduktimeve.

“[Në mënyrë] që kriza të ketë ndikim sa më të vogël, KEDS apelon për kursim maksimal të energjisë elektrike dhe përdorim të formave alternative të ngrohjes, aty ku ka mundësi”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga KEDS.

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka thënë se komuna jonë po edhe e tërë Kosovë, do ta ketë të vështirë përballjen me reduktime të energjisë elektrike.

Po ashtu, kryetari Muharremaj ka thënë se jo vetëm amvisëria por edhe bizneset e kanë të pamundur të funksionojnë, me mungesen e energjisë elektrike.

Gjithashtu, ai ka përmendur edhe arjen e mërgimtarëve dhe festat e fundvitit, duke theksuar se këto janë edhe një arsye shtesë që kjo çështje është dashur të mendohet më herët.

Muharremaj ka shtuar se institucionet përkatëse duhet ta mendojnë me urgjencë, zgjidhjen e kësaj situate të vështirë.

“Justifikimi nuk është gjithmonë zgjidhja e duhur, andaj edhe unë si qytetar, por edhe si kryetar komune, kërkoj që ta gjeni zgjidhjen e duhur për qytetarët”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Pa energji elektrike Komuna e Suharekës po edhe e tërë Kosova, do ta ketë të vështirë përballjen me reduktime.

Jo vetëm amvisëria por edhe bizneset e kanë të pamundur të funksionojnë, me mungesen e energjisë elektrike.

Ardhja e mërgimtarëve dhe festat e fundvitit, janë edhe një arsyje shtesë që kjo çështje është dashur të mendohet më herët.

Institucionet përkatëse duhet ta mendojnë meurgjencë, zgjidhjen e kësaj situate të vështirë.

Justifikimi nuk është gjithmonë zgjidhja e duhur, andaj edhe unë si qytetar, por edhe si kryetar komune, kërkoj që ta gjeni zgjidhjen e duhur për qytetarët.