Muharremaj nënshkruan marrëveshje me MAPL-në për Grantin e Performacës Komunale

19.03.2021

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj dje (e mërkurë) ka nënshkruar marrëveshje për Grantin e Performacës Komunale. Muharremaj përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në facebook ka bërë të ditur se gjatë ditës së mërkurë, me përfaqësuesit e MAPL, ka nënshrkuar marrëveshje për Grantin e Performancës Komunale, e cila ka për qëllim […]

Muharremaj nënshkruan marrëveshje me MAPL-në për Grantin e Performacës Komunale Foto: Ilustrim

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj dje (e mërkurë) ka nënshkruar marrëveshje për Grantin e Performacës Komunale.

Muharremaj përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në facebook ka bërë të ditur se gjatë ditës së mërkurë, me përfaqësuesit e MAPL, ka nënshrkuar marrëveshje për Grantin e Performancës Komunale, e cila ka për qëllim bashkëpunimin mes palëve për pjesëmarrje në Grantin e Performancës Komunale (GPK) në vitin 2021 dhe krijon kornizën për përkrahje financiare në ngritje të performancës komunale.

Muharremaj tutje ka bërë të ditur se kjo marrëveshje mes MAPL, Komunës së Suharekës dhe Helvetas Swiss Intercooperatinon Kosova, e obligon komunën që të shfytëzojë dhe menaxhojë sipas ligjit fondet e marra nga GPK.

Njoftimi i plotë:

Me përfaqësuesit e MAPL, dje nënshkruam marrëveshjen për Grantin e Performancës Komunale.

Kjo ka për qëllim bashkëpunimin në mes palëve për pjesëmarrje në Grantin e Performancës Komunale (GPK) në vitin 2021 dhe natyrisht krijon kornizën për përkrahje financiare në ngritje të performancës komunale.

Kjo marrëveshje mes MAPL, Komunës së Suharekës dhe Helvetas Swiss Intercooperatinon Kosova, na obligon që të shfrytëzojmë dhe të menaxhojmë sipas ligjit fondet e marra nga GPK.