Muharremaj: Në Suharekë puna nuk ndalet – fillojnë punimet e rrugës Krushicë-Mohlan

26.09.2025

Fillojnë punimet e rrugës që lidhë fshatrat Krushicë-Mohlan.

Kandidati për kryetar të Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka bërë të ditur përmes një njoftimi se puna në këtë komunë po vazhdon pa u ndalur.

“Në Komunën e Suharekës puna nuk është ndal asnjëherë dhe nuk do të ndalet kurrë”, ka deklaruar Muharremaj.

Në kuadër të projekteve në vazhdim, ai ka njoftuar për fillimin e punimeve të rrugës që lidhë fshatrat Krushicë-Mohlan, rrugë kjo e cila pritet të lehtësojë qarkullimin dhe të përmirësojë ndërlidhjen ndërmjet fshatrave të kësaj zone.