Muharremaj me aktivitet për ndërgjegjësimin e qytetarëve për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit

05.10.2020

Tetori, në të gjithë botën është muaji i ndërgjegjësimit për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Gjatë ditës së sotme kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, i shoqëruar nga nënkryetarja, Mihrije Suka, drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Besa Kuqi dhe përfaqësuese të institucioneve të ndryshme ka organizuar një aktivitet në qytetin e […]

Muharremaj me aktivitet për ndërgjegjësimin  e qytetarëve për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit Foto: Ilustrim

Tetori, në të gjithë botën është muaji i ndërgjegjësimit për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit.

Gjatë ditës së sotme kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, i shoqëruar nga nënkryetarja, Mihrije Suka, drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Besa Kuqi dhe përfaqësuese të institucioneve të ndryshme ka organizuar një aktivitet në qytetin e Suharekës, me ç’rast janë shprëndarë fletushka vetëdijësuese lidhur me fushatën kundër kancerit të gjirit.

“Muaji Tetor në të gjithë botën është muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, për të rritur vëmendjen dhe mbështetjen për sensibilizimin, zbulimin e hershëm, trajtimin, si dhe kujdesin për këtë sëmundje.

Andaj ne sot me një aktivitet simbolik, u angazhuam në rritjen e sensibilizimit të opinionit” ka njoftuar Muharremaj.

Kujotjmë se muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit është një fushatë vjetore ndërkombëtare që synon të shpërndajë informacion dhe të edukojë njerëzit për rëndësinë e shëndetit të gjirit, për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit te gratë dhe vajzat në të gjithë botën.

Kanceri i gjirit është një sëmundje ku qelizat e gjirit rriten jashtë kontrollit. Kanceri i gjirit mund të fillojë në pjesë të ndryshme të gjirit dhe mund të përhapet jashtë tij nëpërmjet enëve të gjakut dhe enëve limfatike, pra duke dhënë metastaza. Të dy sekset, si gratë ashtu edhe burrat mund të preken nga kanceri i gjirit, edhe pse ky kancer është shumë më i zakonshëm te gratë.

Disa gra janë në rrezik më të lartë për kancerin e gjirit sesa disa të tjera për shkak të historisë së tyre mjekësore, personale, familjare, ose për shkak të ndryshimeve të caktuara gjenetike.