Muharremaj kërkesë Qeverisë: Shkollave të mesme t’iu lejohen ekskursionet

Muharremaj kërkesë Qeverisë: Shkollave të mesme t’iu lejohen ekskursionet
Çlirim Gashi

04.06.2021 / Suhareka

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka bërë të ditur se i kanë bërë kërkesë Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) që shkollave të mesme t’u mundësohet shkuarja në ekskursione.

“Është një sfidë edhe për kryetarët e komunave sepse kemi kërkesë prej tri shkollave të mesme. Nëse vazhdon të bjerë numri i rasteve me të infektuar në krejt Kosovën atëherë pse të mos iu mundësojmë edhe maturantëve të shkojnë në ekskursion”.

“Unë kam pasur kërkesë nga tre këshillat e shkollave dhe kam bërë kërkesë të Ministria e Arsimit që së paku t’iu mundësohet udhëtimi”, tha ai.

Muharremaj bën të ditur se aktualisht në këtë komunë janë vetëm dy të infektuar me COVID-19.

Tutje, ai për EkonomiaOnline tha se janë duke kaluar te salla sportive për shkak të vaksinimit të popullatës.

LEXO EDHE:  Muharremaj insiston në kërkesën për lejimin e ekskurzioneve, mbrëmjeve të maturës dhe dasmave

“Momentalisht i kemi vetëm dy të infektuar në komunën e Suharekës dhe ka rënë numri i të infektuarve. Është duke u menaxhuar mirë. Ne vetëm jemi bërë gati për të kaluar salla sportive në moment që marrim numër më të madh të vaksinave dhe janë duke u vaksinuar 2 500. Deri tash nuk kemi probleme”.

Ndërsa sa i përket projekteve Muharremaj tha se janë duke punuar në çdo fshat të Suharekës.

“Jemi duke punuar dhe do të ketë projekt në çdo fshat të Suharekës. Jemi duke punuar edhe në unazën e djathtë që e kemi këtu në Suharekë sheshi ka përfunduar gati”.

RAPORTO