Muharremaj dhe MEA nënshkruajnë marrëveshje prej 650 mijë euro për investime në Suharekë

Muharremaj dhe MEA nënshkruajnë marrëveshje prej 650 mijë euro për investime në Suharekë

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka pritur sot në takim ministrin në detyrë të Ekonomisë dhe Ambientit, Muharrem Nitaj.

Gjatë këtij takimi Muharremaj dhe Nitaj kanë nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi për investime në projektet kapitale në Komunën e Suharekës.

Kjo është bërë e ditur nga vet Muharremaj i cili ka thënë se 650.000 euro është vlera e projekteve kapitale të cilat do të investohen nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit në Komunën e Suharekës në vitin 2021.

“Me Ministrin Muharrem Nitaj sot nënshkruam (aneks) dokumentin e Memorandum Mirëkuptimit i cili financon projektet:- “Ndërtimi i rezervuarit të ujit te Pusi i Atit” dhe- “Rregullimi i shtratit të lumit Toplluha – Suharekë”.

Punët do të vazhdojnë për zhvillimin e projekteve, të cilat e ndihmojnë Komunën e Suharekës dhe qytetarët e saj”, ka njoftuar Muharremaj.

RAPORTO