Moti i lig, që nga mbrëmë disa fshatra të Suharekës mbesin pa rrymë

01.08.2020

Një pjesë e fshatrave të Komunës së Suharekës që lidhjen e daljen e Studençanit si pasojë e dëmtimeve nga moti i lig kanë mbetur pa furnizim me energji elektrike. Të kontaktuar nga SuharekaOnline, nga qendra e thirrjeve të KEDS-it kanë bërë të ditur se si pasojë e motit të lig që nga ora 18:00 e […]

Moti i lig, që nga mbrëmë disa fshatra të Suharekës mbesin pa rrymë Foto: Ilustrim

Një pjesë e fshatrave të Komunës së Suharekës që lidhjen e daljen e Studençanit si pasojë e dëmtimeve nga moti i lig kanë mbetur pa furnizim me energji elektrike.

Të kontaktuar nga SuharekaOnline, nga qendra e thirrjeve të KEDS-it kanë bërë të ditur se si pasojë e motit të lig që nga ora 18:00 e ditës së premte ka avari në një pjesë të tensionit të lartë të daljes së Studençanit dhe fshatrat që janë të kyçur në këtë dalje janë pa furnizim me energji elektrike.

Sipas tyre edhe pse ditë feste janë mobilizuar ekipet e KEDS-it dhe janë duke punuar për të zgjidhur problemet edhe pse do kohë pasiqë rregullimi i tensionit të lartë kërkon kohë më shumë.

Sipas zyrtarit nga qendra e thirrjeve nuk dihet se kur do të kthehet furnizimi me energji elektrike mirëpo shpresohet që kjo të bëhet brenda ditës së sotme.