Menaxhimi komunal, Ministria e Pushtetit Lokal e vlerëson Suharekën me 8 pikë nga 30 të mundshme

09.06.2021

Ministria e Pushtetit Lokal përmes raportit të performancës komunale për vitin 2019 të publikuar në shtator të vitit 2020 ka prezantuar rezultatet e komunave nëpërmjet 19 fushave të kompetencave që janë nën përgjegjësi të tyre. Mirëpo procesi i vlerësimit ishte pezulluar për shkak të tërheqjes së ministrit të MAPL-së nga marrëveshja trepalëshe për bashkëfinancim të […]

Menaxhimi komunal, Ministria e Pushtetit Lokal e vlerëson Suharekën me 8 pikë nga 30 të mundshme Foto: Ilustrim

Ministria e Pushtetit Lokal përmes raportit të performancës komunale për vitin 2019 të publikuar në shtator të vitit 2020 ka prezantuar rezultatet e komunave nëpërmjet 19 fushave të kompetencave që janë nën përgjegjësi të tyre.

Mirëpo procesi i vlerësimit ishte pezulluar për shkak të tërheqjes së ministrit të MAPL-së nga marrëveshja trepalëshe për bashkëfinancim të Grantit, për të rifilluar në mars të vitit 2021, menjëherë pas nënshkrimit të marrëveshjeve të reja tripalëshe MAPL-donator-komunë.

Kështu sipas rangimit të ri të komunave për dallim nga ai i shtatorit 2020 ku Komuna e Suharekës ishte renditur e 14-ta, në raportin e marsit 2021 renditet e 19-ta me 52%.

Kështu sipas raportit të MAPL-së Komuna e Suharekës është vlerësuar si vijon:

Qeverisja DemokratikeMenaxhimi KomunalOfrimi i shërbimeveGjithsej pikë
Komuna Suharekë24 pikë nga 40 të mundshme8 pikë nga 30 të mundshme18 pikë nga 26 të mundshme50 pikë

Performanca mesatare e Komunës së Suharekës në 29 indikatorët e vlerësuar është 50 pikë nga gjithsej 96 pikë të mundshme (52.08%).

Performanca mesatare në 13 indikatorët e vlerësuar në kuadër të temës ‘Qeverisja demokratike’ është 24 pikë nga gjithsej 40 pikë të mundshme (60%).

Performanca mesatare në 8 indikatorët e vlerësuar në kuadër të temës ‘Menaxhimi Komunal’ është 8 pikë nga gjithsej 30 pikë të mundshme (26.67%).

Performanca mesatare në 8 indikatorët e vlerësuar në kuadër të temës ‘Ofrimi i shërbimeve’ është 18 pikë nga gjithsej 26 pikë të mundshme (69.23%).

Rivlerësimi i performancës së vitit 2019 për Grantin e performancës komunale për vitin fiskal 2021
Raporti-i-vleresimit-per-GPK_2021_ALB