Kështu u votuan kandidatët për kryetar të Suharekës në Semetisht, Peqan dhe Sllapuzhan
Sipas këtij rezultati, Bali Muharremaj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka fituar me 52,28% të votave apo 13 mijë e 837 vota, ndërkaq pas tij vije Ardian Shala i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) me 29,51% të votave apo 7 mijë e 810 vota. Ndërkaq, Salih Zyba i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) renditet i […]
Sipas këtij rezultati, Bali Muharremaj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka fituar me 52,28% të votave apo 13 mijë e 837 vota, ndërkaq pas tij vije Ardian Shala i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) me 29,51% të votave apo 7 mijë e 810 vota.
Ndërkaq, Salih Zyba i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) renditet i treti me 9,42% të votave apo 2 mijë e 494 vota dhe i fundit renditet Murtez Zekolli i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) me 8,80% të votave apo 2 mijë e 328 vota.
Sipas këtij rezultati, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me kandidatin Bali Muharremaj ka fituar Suharekën në raund të parë, pa balotazh.
Por, si u votuan kandidatët për kryetar të Suharekës në fshatrat Semetisht, Peqan dhe Sllapuzhan?
SuharekaOnline ka mbledhur rezultatet në qendrat e votimit në këto fshatra, në Semetisht në 2421A/01R dhe 2421A/02D, në Peqan në 2422A/01R, 2422A/02R dhe 2422A/03D dhe në Sllapuzhan në 2423A/01R dhe 2423A/02D.
Sipas rezultateve të këtyre dy vendvotimeve në Semetisht, Bali Muharremaj i AAK-së ka arritur të fitoj në këtë fshat me 265 vota, pas tij vije Ardian Shala i LDK-së me 257 vota, Salih Zyba i LVV-së me 59 vota dhe Murtez Zekolli i PDK-së me 21 vota.
Ndërsa, sipas rezultateve të këtyre tri vendvotimeve në Peqan, Bali Muharremaj i AAK-së ka arritur të fitoj në këtë fshat me 350 vota, pas tij vije Ardian Shala i LDK-së me 182 vota, Salih Zyba i LVV-së me 110 vota dhe Murtez Zekolli i PDK-së me 52 vota.
Po ashtu, sipas rezultateve të këtyre dy vendvotimeve në Sllapuzhan, Bali Muharremaj i AAK-së ka arritur të fitoj në këtë fshat me 159 vota, pas tij vije Ardian Shala i LDK-së me 112 vota, Murtez Zekolli i PDK-së me 71 vota dhe Salih Zyba i LVV-së me 57 vota.
Semetisht | Bali Muharremaj | Ardian Shala | Salih Zyba | Murtez Zekolli |
2421A/01R | 161 vota / 42,15% | 167 vota / 43,72% | 39 vota / 10,21% | 15 vota / 3,93% |
2421A/02D | 104 vota / 47,27% | 90 vota / 40,91% | 20 vota / 9,09% | 6 vota / 2,73% |
TOTAL | 265 vota | 257 vota | 59 vota | 21 vota |
Peqan | Bali Muharremaj | Ardian Shala | Salih Zyba | Murtez Zekolli |
2422A/01R | 93 vota / 46,04% | 54 vota / 26,73% | 35 vota / 17.33% | 20 vota / 9.90% |
2422A/02R | 145 vota / 53,70% | 73 vota / 27,04% | 38 vota / 14.07% | 14 vota / 5.19% |
2422A/03D | 112 vota / 50,45% | 55 vota / 24,77% | 37 vota / 16.67% | 18 vota / 18.11% |
TOTAL | 350 vota | 182 vota | 110 vota | 52 vota |
Sllapuzhan | Bali Muharremaj | Ardian Shala | Salih Zyba | Murtez Zekolli |
2423A/01R | 96 vota / 40.51% | 78 vota / 32.91% | 40 vota / 16.88% | 23 vota / 9.70% |
2423A/02D | 36 vota / 38.89% | 34 vota / 20.99% | 17 vota / 10.49% | 48 vota / 29.63% |
TOTAL | 159 vota | 112 vota | 57 vota | 71 vota |