Më në fund, asfaltohet rruga “Luigj Nikolla”

Rruga “Luigj Nikolla” nuk gjendet më shumë se 250 metra nga qendra e qytetit, rrugë kjo të cilën e frekuentojnë çdo ditë banorët e mbi 20 shtëpive, të cilët vazhdimisht kanë bërë apele dhe kërkesa te Komuna për rregullimin e kësaj rruge.

Në maj të këtij viti Komuna e Suharekës ka hapur procedurat tenderuese për rregullimin e kësaj rruge dhe 4 rrugëve tjera (Ndërtimi i rrugeve lokale Luigj Nikolla, segment i rrugës Ismail Qemajli, Kurbini, Qamil Kuqi 7 Shtatori, Mehdi Xhaferi).

Më 8 korrik Komuna e Suharekës ka shpërblyer me tender operatorin ekonomik ISEFERI SH.P.K. për ndërtimin e këtyre rrugëve.

E sot qytetit të Suharekës iu shtua edhe një rrugë e asfaltuar. Është kjo, Rruga “Luigj Nikolla” banorët e së cilës tash e kanë lëvizjen më të lehtë dhe më të mirë.

Kryetari i Komunës z. Bali Muharremaj e ka vizituar këtë rrugë dhe ka thënë se banorët e kësaj pjese tashmë e kanë më të lehtë qasjen.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.