Mbyllja totale, Muharremaj: Bujqit suharekas të shqetësuar me masat e reja

06.04.2021

Kryetari i Komunës së Suharekës, z. Bali Muharremaj sot ka vizituar bujqit e fshatit Nepërbisht, të cilët ndihen të dëmtuar dhe kanë shqetësimet e tyre me masat e reja ndaj Covid-it që ka sjell Qeveria e Kosovës. Kryetari ka thënë se e kuptoj situatën e cila ka të bëjë me shëndetin publik, por kjo nuk […]

Mbyllja totale, Muharremaj: Bujqit suharekas të shqetësuar me masat e reja Foto: Ilustrim

Kryetari i Komunës së Suharekës, z. Bali Muharremaj sot ka vizituar bujqit e fshatit Nepërbisht, të cilët ndihen të dëmtuar dhe kanë shqetësimet e tyre me masat e reja ndaj Covid-it që ka sjell Qeveria e Kosovës.

Kryetari ka thënë se e kuptoj situatën e cila ka të bëjë me shëndetin publik, por kjo nuk e justifikon mbylljen dhe krizën e re ekonomike.

“Sot i vizitova bujqit në fshatin Nëpërbisht, të cilët kanë ankesa sepse me masat e fundit të caktuara nga Qeveria e Kosovës, mund të përballen me një krizë të re.

Sallatat e gjelbërta (marollat), fidanet dhe të tjera produkte bujqësore e kanë të vështirë ti plasojnë në treg, e sidomos për gastronominë e cila pritet të mbyllet tërsisht.

Sipas tyre, nëse brenda 15 ditësh nuk shiten këto produkte bujqësore, atëhere këto hudhen dhe iu shkaktojnë humbje të mëdha ekonomike. Kërkoj nga institucionet përkatëse që të analizohet mirë kjo situatë, ngase mund të kemi situatë të re të krizës ekonomike për bujqit.

Natyrisht e kuptoj situatën e cila ka të bëjë meshëndetin publik, por kjo nuk e justifikon mbylljen dhe krizen e re ekonomike” ka shkruar Muharremaj.