Mbi 170 raste aktive me coronavirus në Suharekë, mbi 9 mijë e 800 në tërë Kosovën
Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë (MSh) bëhet e ditur se aktualisht në vendin tonë janë 9 mijë e 820 raste aktive me COVID-19. Ndërkaq, në Komunën e Suharekës janë në total 175 raste aktive me COVID-19, ku vetëm dje u regjistruan 4 raste të reja me këtë virus në komunën tonë, ndërsa janë shëruar […]
Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë (MSh) bëhet e ditur se aktualisht në vendin tonë janë 9 mijë e 820 raste aktive me COVID-19.
Ndërkaq, në Komunën e Suharekës janë në total 175 raste aktive me COVID-19, ku vetëm dje u regjistruan 4 raste të reja me këtë virus në komunën tonë, ndërsa janë shëruar 12 qytetarë.
Ndërkaq në 24 orët e fundit janë regjistruar 1,187 raste të reja me koronavirus, janë shëruar 613 qytetarë, kurse fatmirësisht nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes nga COVID-19.
Rastet pozitive me COVID-19 janë nga këto komuna: Prishtinë 146, Pejë 125, Gjilan 98, Lipjan 79, Fushë Kosovë 75, Prizren 75, Podujevë 63, Klinë 61, Ferizaj 60, Gjakovë 55, Vushtrri 50, Mitrovicë 48, Deçan 45, Kamenicë 42, Viti 42, Rahovec 36, Kaçanik 20, Junik 16, Dragash 16, Malishevë 12, Novobërdë 6, Suharekë 4, Kllokot 3, Skenderaj 2, Shtime 2, Istog 2, Graçanicë 2, Obiliq 1, Gllogoc 1.
Të shëruarit nga coronavirusi janë nga këto vende: Prishtinë 179, Gjilan 101, Podujevë 39, Ferizaj 36, Mitrovicë 34, Vushtrri 30, Fushë Kosovë 29, Kamenicë 25, Gjakovë 24, Prizren 19, Pejë 16, Lipjan 16, Malishevë 12, Suharekë 12, Obiliq 9, Skenderaj 6, Viti 6, Deçan 5, Klinë 5, Novobërdë 2, Istog 2, Shtime 2, Kllokot 1, Gllogoc 1, Kaçanik 1, Rahovec 1.
Ndryshe, numri i përgjithshëm i të shëruarve është 234.061.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 185 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.833.738 doza të vaksinës.
Deri më sot 824.123 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 104.442 doza të treta dhe 1,139 doza të katërta të vaksinës anti-COVID.