Mbërrijnë 110 doza të vaksinës anti-COVID në Suharekë, nesër fillon vaksinimi i stafit mjekësor

06.04.2021

Nga 24 mijë doza të vaksinës AstraZeneca të ardhura në Kosovë ditë më parë, 110 prej tyre janë destinuar për stafin e QKMF-së në Suharekë. Vaksinat e dërguara nga IKSHPK janë pranuar sot në QKMF-në e Suharekës. Kjo është bërë e ditur nga drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Suharekës, Besa Kuqi. […]

Mbërrijnë 110 doza të vaksinës anti-COVID në Suharekë, nesër fillon vaksinimi i stafit mjekësor Foto: Ilustrim

Nga 24 mijë doza të vaksinës AstraZeneca të ardhura në Kosovë ditë më parë, 110 prej tyre janë destinuar për stafin e QKMF-së në Suharekë.

Vaksinat e dërguara nga IKSHPK janë pranuar sot në QKMF-në e Suharekës. Kjo është bërë e ditur nga drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Suharekës, Besa Kuqi.

Kuqi gjithashtu ka bërë të ditur se vaksinimi i ekipit të QKMF-së do të filloj ditën e nesërme.

“Sot QKMF ne Suharkë kemi pranuar vaksinat anti-covid 19 nga IKSHPK.

Numri i vaksinave të pranuara është 110 dhe ky numër nuk i plotëson nevojat e personelit mjekesor. Ekipi i vaksinimit ne QKMF nga neser do të filloj vaksinimin e personelit mjekesor kurse me ardhjen e dozave te tjera të vaksinave anti-Covid 19 do të procedohet me kategoritë tjera sipas programit kombëtar të miratuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe do të njoftoheni me kohe.

Vaksinimi për punëtorët shëndetësor do të realizohet nesër me datën 07.04.2021 në QKMF duke filluar nga ora 09.00″ ka njoftuar Kuqi.