Maturantët e Suharekës me nivel të lartë edukate, përfundojnë provimin e maturës pa asnjë incident

24.06.2023

Ka përfunduar Provimi i Maturës 2023 në të gjitha shkollat e Kosovës. Komisioni Shtetëror i Maturës (KShM) njofton se ka përfunduar me sukses Provimi i Maturës 2023, të cilit iu nënshtruan mbi 21 mijë maturantë. Provimi i Maturës këtë vit është organizuar në 177 Qendra të Testimit, ku maturantët kanë qenë të sistemuar në 1600 […]

Maturantët e Suharekës me nivel të lartë edukate, përfundojnë provimin e maturës pa asnjë incident Foto: Ilustrim

Ka përfunduar Provimi i Maturës 2023 në të gjitha shkollat e Kosovës.

Komisioni Shtetëror i Maturës (KShM) njofton se ka përfunduar me sukses Provimi i Maturës 2023, të cilit iu nënshtruan mbi 21 mijë maturantë. Provimi i Maturës këtë vit është organizuar në 177 Qendra të Testimit, ku maturantët kanë qenë të sistemuar në 1600 klasa.

Këtë vit, përveç administruesve në këtë proces kanë qenë të angazhuar edhe mbikëqyrës nga Parlamenti Studentor i UP-së.

KShM njofton se, Provimi i Maturës ka filluar me kohë, përveç në rastet ku ka pasur vonesa të administruesve dhe vonesa të nxënësve.

Ndër të tjera, KShM bën të ditur se, sipas raporteve të administratorëve në disa Qendra ka pasur largim të nxënësve nga provimi për shkak të përdorimit të telefonave.

Sa i përket të dhënave të tjera rreth administrimit, KShM do të raportojë pas përpunimit të të gjitha raporteve nga të gjitha Qendrat e Testimit në nivel vendi, ndërsa rezultatet e testit do të publikohen më 03.07.2023.

Poashtu, edhe në Komunën e Suharekës, procesi i provimit të maturës të cilit iu nënshtruan 534 maturantë në 5 qendra ka përfunduar me sukses dhe pa asnjë incident.

Kështu bën të ditur për SuharekaOnline, Drejtori i Arsimit në Suharekë, Remzi Bajselmani.

Bajselmani ka thënë se provimi i maturës i mbajtur sot gjatë ditës së shtunë, në Komunën e Suharekës ka përfunduar me sukses dhe se asnjë rast i largimit të ndonjë nxënësi nuk është raportuar apo ndonjë incident tjetër.

Drejtori i DKA-Suharekë ka falenderuar nxënësit për respektin e rregullave dhe të gjithë monitoruesit, duke iu uruar suksese të mëtutjeshme.