LVV: “Sheshi” i Therandës, jo vetëm korruptiv por edhe i devijuar

26.07.2020

Lëvizja Vetëvendosje dega në Suharekë përmes një reagimi ka shprehur shqetësimet lidhur me procesin e ndërtimit të “Sheshit të Qytetit” në Suharekë. Sipas reagimit të kësaj dege projekti për ndërtimin e sheshit në Therandë, që nga faza e projektimit dhe e tenderimit e deri tani gjatë ndërtimit është karakterizuar me parregullsi dhe keqpërdorime të mëdha. […]

LVV: “Sheshi” i Therandës, jo vetëm korruptiv por edhe i devijuar Foto: Ilustrim

Lëvizja Vetëvendosje dega në Suharekë përmes një reagimi ka shprehur shqetësimet lidhur me procesin e ndërtimit të “Sheshit të Qytetit” në Suharekë.

Sipas reagimit të kësaj dege projekti për ndërtimin e sheshit në Therandë, që nga faza e projektimit dhe e tenderimit e deri tani gjatë ndërtimit është karakterizuar me parregullsi dhe keqpërdorime të mëdha.

“Projekti për ndërtimin e sheshit në Therandë, që nga faza e projektimit dhe e tenderimit e deri tani gjatë ndërtimit është karakterizuar me parregullsi dhe keqpërdorime të mëdha.

Se fundmi vërehet që projekti është duke u devijuar dukshëm, është duke u ndërtuar trasea e rrugës në mes të sheshit, gjë e cila nuk parashihej në projekt.

Për këto devijime nuk ka asnjë njoftim për publikun, madje kjo çështje kaq e ndjeshme nuk është diskutuar as në Asamble Komunale.

Rikujtojmë shpenzimet që janë bërë deri tani për këtë shesh:
Projektimi – 47.000Euro
Ndërtimi – 1.700.000Euro
Ndërtimi shtesë – 79.000Euro

Shpenzimet e tjera do të rriten saherë që ka këso devijime…! E keqpërdorimet nuk kanë të ndalur” thuhet në reagimin e LVV-së.