LDK e Suharekës viziton bizneset e “dëmtuara” nga punimet në Rr. Brigada 123

23.07.2020

Kryetari i degës së LDK-së, Dr.Ardian Shala, i shoqëruar nga anëtarë të kryesisë dhe asambleistë të kësaj partie në Suharekë gjatë ditës së sotme kanë vizituar bizneset që operojnë përgjatë rrugës Briagada 123 ku edhe janë duke vazhduar punimet. LDK është informuar për së afërmi me problemet që këto biznese janë duke kaluar gjatë punimeve […]

LDK e Suharekës viziton bizneset e “dëmtuara” nga punimet në Rr. Brigada 123 Foto: Ilustrim

Kryetari i degës së LDK-së, Dr.Ardian Shala, i shoqëruar nga anëtarë të kryesisë dhe asambleistë të kësaj partie në Suharekë gjatë ditës së sotme kanë vizituar bizneset që operojnë përgjatë rrugës Briagada 123 ku edhe janë duke vazhduar punimet.

LDK është informuar për së afërmi me problemet që këto biznese janë duke kaluar gjatë punimeve në ndërtimin e saj.

Në një prononcim për SuharekaOnline kryetari i kësaj dege, Dr.Ardian Shala, theksoi se idea për ndërtimin e sheshit në këtë rrugë ka qenë e qeverisjes paraprake dhe se qëllimi i vizitës së sotme ishe që të njoftohen nga afër me dëmet që kanë bizneset që operojnë në këtë pjesë. Ai ndër tjera ka shtuar se asambleistët e LDK-së do të marrin iniciativë për thirrjen e një séance në të cilën do të diskutohen mundësitë për ndihmën ndaj këtyre bizneseve.

Në anën tjetër shefi i grupit parlamentar të LDK-së në Suharekë, Nexhat Ramadani, tha se bizneset realisht janë të dëmtuara dhe ne si grup parlamentar jemi të interesuar që të ju ndihmojmë këtyre biznesve për lirimin nga taksa të këtyre biznesve.

Gani Sallauka, është njëri ndër pronarët e bizneseve që janë dëmtuar gjatë kohës që janë zhvilluar punimet në këtë rrugë. Ai tha se punimet i kanë afektuar të gjitha bizneset, duke shtuar edhe situatën me pandeminë.

“Mendoj se ka pasur ndonjë zgjidhje edhe më të mire dhe me kosto shumë më të ulët, vet humbja e brezit të gjelbërt që kanë qenë këtu, ka pas drunjë që kanë qenë mbi 30 vite këtu, së paku gjenerata ime nuk do të pres më diçka të tillë” ka shtuar Sallauka.