Kuvendi i Komunës së Suharekës mban mbledhjen e fundit për vitin 2022, ky është rendi i ditës

29.12.2022

Sot gjatë ditës së enjte Kuvendi Komunal i Suharekës mban mbledhjen e 12 të rregullt, e fundit për vitin 2022. Kryesuesi i Kuvendit të Komunës në Suharekë, Bexhet Kuqi ka caktuar mbledhjen e 12 të rregullt, e fundit për vitin 2022, e cila pritet të filloj në ora 10;00, raporton SuharekaOnline. LEXO EDHE:  Numrat e […]

Kuvendi i Komunës së Suharekës mban mbledhjen e fundit për vitin 2022, ky është rendi i ditës

Sot gjatë ditës së enjte Kuvendi Komunal i Suharekës mban mbledhjen e 12 të rregullt, e fundit për vitin 2022.

Kryesuesi i Kuvendit të Komunës në Suharekë, Bexhet Kuqi ka caktuar mbledhjen e 12 të rregullt, e fundit për vitin 2022, e cila pritet të filloj në ora 10;00, raporton SuharekaOnline.

Në këtë mbledhje pritet të diskutohet për shqyrtimin e projekt-vendimeve për miratimin e planit të punës të Kuvendit Komunal për vitin 2023.

LEXO EDHE:  KEDS njofton për punime, të premtën disa vende në Suharekë mbesin tri orë pa furnizim me energji elektrike

Rendi i ditës:

  1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
  2. Shqyrtimi i projekt-vendimit për miratimin e planit të punës i Kuvendit Komunal në Suharekë, për vitin 2023 dhe orari i mbledhjeve të Kuvendit të Komunës, Komitetit për Politikë dhe Financa, dhe Komitetit për Komunitetet për vitin 2023;
  3. Shqyrtimi i projekt-vendimit për miratimin e planit vjetor i punës për Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) për periudhën janar-dhjetor 2023;
  4. Pytje dhe Përgjigje;

Etiketat