Kurti në Suharekë: Vizituam anën tjetër të bukës sonë, atë të punës dhe djersës së bujqve tanë

03.07.2022

Të dielën, kryeministri Kurti dhe ministri Peci, kanë vizituar parcela, ku kanë monitoruar nga afër korrje-shirjet në këtë rajon. Ndërkaq, Kurti përmes një postimi në Facebook, ka theksuar se 15 hektarë grurë i kanë korrur vëllezërit Beqiraj në Sopijë të Therandës këto ditët e fundit. Po ashtu ai ka shtuar se edhe 50 hektarë të […]

Kurti në Suharekë: Vizituam anën tjetër të bukës sonë, atë të punës dhe djersës së bujqve tanë Foto: Ilustrim

Të dielën, kryeministri Kurti dhe ministri Peci, kanë vizituar parcela, ku kanë monitoruar nga afër korrje-shirjet në këtë rajon.

Ndërkaq, Kurti përmes një postimi në Facebook, ka theksuar se 15 hektarë grurë i kanë korrur vëllezërit Beqiraj në Sopijë të Therandës këto ditët e fundit.

Po ashtu ai ka shtuar se edhe 50 hektarë të tjerë do t’i korrin gjatë javës së ardhshme.

“Me ministrin e bujqësisë Faton Peci vizituam anën tjetër të bukës sonë, atë të punës dhe djersës së bujqve tanë”, ka shkruar ai.