Kuqi: Suhareka e gatshme me 6 ekipe për vaksinimin masiv të qytetarëve

Kuqi: Suhareka e gatshme me 6 ekipe për vaksinimin masiv të qytetarëve
Herolind Bytyçi

14.06.2021 / Suhareka

Bazuar në Planin e Veprimit për vaksinimin në masë të qytetarëve me vaksinën kundër COVID-19, më 15 qershor, në Kosovë fillon vaksinimi masiv kundër COVID-19.

Me qëllim të mbarëvajtjes së procesit në të gjitha qendrat e vaksinimit kudo në Kosovë dhe eliminimit të shmangies së çfarëdo situate të panevojshme, ftohen qytetarët që t’u përmbahen termineve të përcaktuara për vaksinim dhe në Qendra të vaksinimit të paraqiten vetëm pas marrjes së thirrjes për vaksinim.

Drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Suharekës, Besa Kuqi, ka bërë të ditur se gjatë ditës është takuar me stafin mjekësor në QKMF lidhur me organzimin e vaksinimit në Komunën e Suharekës, ku janë shprehur të gatshëm për vaksinimin masiv të qytetarëve.

LEXO EDHE:  Mbi 15 mijë qytetarë vaksinohen kundër COVID-19 në 24 orët e fundit

Kuqi ka bërë të ditur se janë gjashtë ekipe prezente, tre ekipe në ndërrimin e paraditës dhe tre ekipe në ndërrimin e pasdites, gjatë ditëve të punës E Hënë – E Premte dhe me dy ndërrime.

Vaksinimi ne Suharekë do të bëhet në sallën sportive në Gjimnazin “Jeta e Re”, ndërsa për qytetarët që do të marrin dozën e dytë, rivaksinimi do të bëhet në QKMF-Suharekë.

Vaksinimi do të kryhet për qytetarët që janë regjistruar në platformën eKosova, të cilët do të njoftohen për terminin e vaksinimit. Prandaj, ftoj qytetarët të regjistrohen në platformën https://ekosova.rks-gov.net/, ka thënë Kuqi.

LAMI Palace – Bëhuni pjesë e ambientit mbretëror duke shijuar çdo detaj!

LAMI Palace një vend i veçantë i ndërtuar dhe dizajnuar me një shije të rrallë dhe unike ofron momente të...

Lexo më shumë

Të fundit