Kupa e Kosovës do të vazhdojë sot me tri ndeshje të tjera

07.12.2023

Kupa e Kosovës do të vazhdojë me tri ndeshje të tjera sot. E 16-ta e finales do t’i vë përballë Prishtinën e Re kundër Beharit, Suharekën 23 ndaj Trepçës dhe Ulpiana do të ketë punë me Vjosën. Të tria ndeshjet do të nisin në orën 12:00, shkruan “Gazeta Express”. Kurse, kjo fazë do të kompletohet […]

Kupa e Kosovës do të vazhdojë sot me tri ndeshje të tjera Foto: Ilustrim

Kupa e Kosovës do të vazhdojë me tri ndeshje të tjera sot.

E 16-ta e finales do t’i vë përballë Prishtinën e Re kundër Beharit, Suharekën 23 ndaj Trepçës dhe Ulpiana do të ketë punë me Vjosën.

Të tria ndeshjet do të nisin në orën 12:00, shkruan “Gazeta Express”.

Kurse, kjo fazë do të kompletohet me duelin mes Dinamos dhe Vushtrrisë, i cili do të luhet nesër.

Dje u zhvilluan 10 ndeshje të kësaj faze, kurse pardje dy të tjera.

Deri tash, kualifikimin në të tetën e finales e kanë siguruar Ballkani, Drita, Prishtina, Gjilani, Dukagjini, Feronikeli, Llapi, Malisheva, Trepça ’89, Vëllaznimi, 2 Korriku e Rilindja.

Siç dihet, fituese aktuale e Kupës së Kosovës është FC Prishtina.