Kryetari Muharremaj uron 246 vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së

04.07.2022

246-vjet më parë u ratifikua Dokumenti i Pavarësisë, një dokument ku 13 kolonitë  nga Amerika e Veriut shpallën pavarësinë nga Mbretëria e Bashkuar. Kushtetuta amerikane, e nënshkruar në vitin 1787, përshkruan më pas bazën dhe strukturën e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara, e cila është e ndarë në tri degë, në ato ekzekutive, legjislative dhe […]

Kryetari Muharremaj uron 246 vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së Foto: Ilustrim

246-vjet më parë u ratifikua Dokumenti i Pavarësisë, një dokument ku 13 kolonitë  nga Amerika e Veriut shpallën pavarësinë nga Mbretëria e Bashkuar.

Kushtetuta amerikane, e nënshkruar në vitin 1787, përshkruan më pas bazën dhe strukturën e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara, e cila është e ndarë në tri degë, në ato ekzekutive, legjislative dhe juridike – Presidenti, Kongresi dhe Gjykata e Lartë.

Dita e Pavarësisë në SHBA kremtohet me parada madhështore, festime familjare dhe mbyllet me hedhjen e fishekzjarrëve.

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka uruar 246-vjetorin e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Muharremaj përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka publikuar një foto të flamurit të SHBA-së dhe një emotikon të falënderimit, nderimit dhe respektit si dhe emotikonin e flamurit të Amerikës.