Kryetari Muharremaj thotë se komuna do ndajë një shumë financiare për shërimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Brahim Sedolli

04.08.2022

Ajo që i duhet është shërimi jashtë vendit. Por për këtë i duhen mjete financiare për shërim jashtë shtetit të Kosovës, të cilat Sedolli nuk i posedon. Për shërimin e Sedollit nevojiten 34.000€ Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka bërë të ditur se komuna jonë do […]

Kryetari Muharremaj thotë se komuna do ndajë një shumë financiare për shërimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Brahim Sedolli

Ajo që i duhet është shërimi jashtë vendit. Por për këtë i duhen mjete financiare për shërim jashtë shtetit të Kosovës, të cilat Sedolli nuk i posedon.

Për shërimin e Sedollit nevojiten 34.000€

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka bërë të ditur se komuna jonë do të ndaj një shumë financiare për shërimin e ish ushtarit të UÇK-së Brahim Sedolli.

LEXO EDHE:  Me kupon fiskal, gjesti i pahijshëm i ndotjes së mjedisit në Suharekë!

Muharremaj ka thënë se për shërimin e tij duhet të kujdesemi të gjithë sipas mundësive.

Poashtu ai shtoi se duhet të jemi human edhe në raste tjera sepse bashkë mund ta ndihmojmë njëri-tjetrin.

Të gjithë ata që duan dhe munden të ndihmojnë Brahim Sedollin, atë mund ta bëjnë përmes xhirollogarisë bankare:
Brahim Sedolli
1502040000082524

Etiketat