Kryetari Muharremaj prezanton Mensur Selimaj si kandidat për Asamblenë Komunale

20.08.2025

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka bërë të ditur se Mensur Selimaj do të garojë për një ulëse në Asamblenë Komunale të Suharekës nga radhKryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka bërë të ditur se Mensur Selimaj do të garojë për një ulëse në Asamblenë Komunale të Suharekës mga radhët e AAK.

Selimaj njihet në opinion si afarist me përvojë të gjatë në menaxhim dhe zhvillim ekonomik. Në njoftim thuhet se ai ka dëshmuar aftësi për të sjellë rezultate, duke u angazhuar ndër vite në fusha të ndryshme të sektorit privat dhe publik.

Aktualisht, ushtron detyrën e Drejtorit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Komunën e Suharekës, me fokus në mbështetjen e fermerëve, rritjen e prodhimit vendor dhe fuqizimin e sektorit rural si bazë të zhvillimit të qëndrueshëm.

Sipas njoftimit, kandidatura e tij synon të përfaqësojë interesat e qytetarëve në Asamble, me fokus të veçantë në zhvillimin ekonomik, bujqësinë dhe përmirësimin e mirëqenies së përgjithshme në komunë.