Kryetari Muharremaj prezanton Dibran Kryeziun si kandidat për Asamblenë Komunale

08.08.2025

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka njoftuar përmes një postimi në Facebook se Dibran Kryeziu nga fshati Nepërbisht është kandidat për Asamblenë Komunale të Suharekës nga radhët e AAK.

Sipas postimit, Kryeziu është i diplomuar në Departamentin e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Universitetin e Prishtinës dhe vjen në skenën politike me një qasje të arsimuar dhe të përkushtuar ndaj vlerave kulturore dhe qytetare.

Ai përshkruhet si një person me përvojë dhe lidhje të forta me vendlindjen, i cili synon të jetë një zë për fshatrat dhe për çështje që lidhen me zhvillimin arsimor dhe kulturor në komunë.