Kryetari Muharremaj nënshkruan peticionin e PSD-së për faljen e gjobave gjatë pandemisë

Kryetari Muharremaj nënshkruan peticionin e PSD-së për faljen e gjobave gjatë pandemisë
Fisnik Sadiku

01.06.2021 / Suhareka

Janë bërë më shumë se një vit që nga paraqitja e rasteve të para të infektimeve me COVID-19 në Kosovë, ku si pasojë e kësaj pandemie shkollat u mbyllen, njëashtu bizneset e shumë çka tjetër gjë që ka bërë që të shënoj rënie ekonomia.

Që nga shfaqja e rasteve të para të infeksioneve me këtë virus bartja e maskës ishte bërë obligim, po ashtu edhe distanca sociale dhe disa masa tjera që këto masa të cilat nuk i respektojnë qytetarët gjobiten nga Policia e Kosovës.

Në muajin gusht të vitit të kaluar kishte hyrë në fuqi një ligj, i cili ka për qëllim parandalimin e përhapjës së infeksionit me COVID-19 dhe menaxhimin e situatës me këtë virus, ku do të thotë që në bazë të këtij ligji Policia ka të drejtë të gjobit një person që nuk respekton masat ndaj këtij virusi.

LEXO EDHE:  Komuna e Suharekës në mesin e 10-të më të mirave në vend, për procesin e legalizimit të ndërtimeve pa leje

Ndërsa Partia Socialdemokrate ditë më parë përmes një konference për media ka bërë të ditur se ka nisur një peticion që ka për qëllim krijimin e një projektligji për faljen e gjobave të shqiptuara ndaj qytetarëve, gjatë kësaj pandemie.

Deri më tani janë mbledhur mijëra nënshkrime në pjesë të ndryshme të vendit.

Në mesin e personave që e kanë nënshkruar peticionin e PSD-së, për faljen e gjobave të pandemisë, janë edhe shumë kryetarë komunash.

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, dhe ai i Skenderajt, Bekim Jashari janë disa nga udhëheqësit komunalë, që nënshkruan peticionin për faljen e gjobave të pandemisë.

Pas mbledhjes së nënshkrimeve të nevojshme, ky peticion do të dërgohet në Kuvendin e Kosovës, në mënyrë që të futet në rend të ditës.

RAPORTO