Kryetari Muharremaj prezanton kandidaturën e Drizana Cikaqi – Elshanit për Asamblenë Komunale
Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka prezantuar kandidaturën e Drizana Cikaqi – Elshanit për Asamblenë Komunale në zgjedhjet e ardhshme lokale.
Drizana, me vendbanim në Dobërdelan, është e diplomuar në nivelin Bachelor në drejtimin Shkenca Kompjuterike, Teknologji e Informacionit dhe Telekomunikim, si dhe në nivelin Master në Mësimdhënien e Teknologjisë dhe TIK-ut.
Ajo vjen me një përvojë të kombinuar akademike dhe profesionale në fushën e arsimit dhe teknologjisë. Në prezantim u theksua se objektivat e saj përfshijnë avancimin e arsimit, digjitalizimin e shërbimeve komunale dhe përfshirjen e të rinjve në vendimmarrje, me një vizion për zhvillim të qëndrueshëm lokal.
Pjesëmarrja e saj në garën për Asamblenë Komunale vjen si pjesë e angazhimit për të fuqizuar rolin e të rinjve dhe profesionistëve në strukturat vendimmarrëse të komunës.