Korniza Afatmesme Buxhetore, opozita akuzon pushtetin për keqplanifikim

30.06.2023

Kuvendi Komunal në Suharekë ka mbajtur sot seancën e gjashtë të rregullt për këtë vit, ku në rend dite janë shqyrtuar 8 pika. Reagime dhe pakënaqësi nga ana e partive opozitare më shumë ka ngjallur pika e dytë: Gjatë kësaj seance ka qenë Urim Suka nga grupi parlamentar i LDK-së, ai i cili ka shpalosur […]

Korniza Afatmesme Buxhetore, opozita akuzon pushtetin për keqplanifikim Foto: Ilustrim

Kuvendi Komunal në Suharekë ka mbajtur sot seancën e gjashtë të rregullt për këtë vit, ku në rend dite janë shqyrtuar 8 pika.

Reagime dhe pakënaqësi nga ana e partive opozitare më shumë ka ngjallur pika e dytë:

  1. Shqyrtimi i projekt-vendimit për miratimin e kornizës afatmesme buxhetore për Komunën e Suharekës për vitin 2024–2026;

Gjatë kësaj seance ka qenë Urim Suka nga grupi parlamentar i LDK-së, ai i cili ka shpalosur pakënaqësi të projekt vendimit për Kornizën Afatmesme Buxhetore duke akuzuar qeverisjen Muharremaj për keqplanifikim dhe ka kërkuar që kjo kornizë buxhetore nuk duhet të kalojë në asnjë variant.

Suka ka ngritur shqetësimet se si rregullimi i rrugëve që janë kontraktuar disa herë, prapë janë vendosur në projekt. Sipas asambleistit Suka, për varrezat e qytetit në Biraq pushteti ka planifikuar 1.2 milionë euro, për çka sipas tij është e quditshme dhe e papranueshme, pasiqë në anën tjetër ka më shumë se një vit që ai ka kërkuar buxhet simbolik për funksionimin e varrezave në fshatin Bllacë.

Tutje Urim Suka ka ngritur shqetësimin edhe për planifikimin buxhetor për kolektorin në rrugën “Skënderbeu”.

Edhe asambleisti Selman Kolgeci ka pyetur dhe kritikuar kryetarin Muharremaj për ndërtimin e aneksit të shkollës në Maçitevë, duke u bazuar në faktin se numri i nxënësve secilën herë është më i vogël. Në përgjigjen e tij kryetari Muharremaj ka thënë se numri i nxënësve mbetet i njëjtë rreth 80 dhe nuk do të ndërtohet aneks por shkollë e re.

Megjithatë me 17 vota për, 11 kundër dhe asnjë abstenim ka kaluar pika e dytë e rendit të ditës.