Konkursi për dy mami medicinale në QKMF-Suharekë, publikohet lista me emrat e kandidatëve

09.05.2023

Komuna e Suharekës ka njoftuar se Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Suharekë ka përpiluar listën me emrat e kandidatëve për dy vende të lira pune për pozitën mami medicinale. Bazuar në konkursin Nr.622 të datës 09.03.2023 për dy mami medicinale në QKMF “Rexhep Kuçi” në Suharekë, Udhëzimi Administrativ Nr.07/2017 për rregullimin e procedurave […]

Konkursi për dy mami medicinale në QKMF-Suharekë, publikohet lista me emrat e kandidatëve Foto: Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Suharekë / SuharekaOnline

Komuna e Suharekës ka njoftuar se Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Suharekë ka përpiluar listën me emrat e kandidatëve për dy vende të lira pune për pozitën mami medicinale.

Bazuar në konkursin Nr.622 të datës 09.03.2023 për dy mami medicinale në QKMF “Rexhep Kuçi” në Suharekë, Udhëzimi Administrativ Nr.07/2017 për rregullimin e procedurave të konkursit në sektorin publik, komisioni përzgjedhës ka përpiluar listën e kandidatëve të cilët i plotësojnë kushtet dhe kriteret e konkursit, raporton SuharekaOnline.

Sipas njoftimit të Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Suharekë bëhet e ditur se për dy vende të lira pune kanë aplikuar gjithsej 7 kandidatë.

Më poshtë SuharekaOnline iu sjellë emrat dhe mbiemrat e kandidatëve të cilët kanë aplikuar për këtë pozitë, e të cilët janë:

  1. Shqipe Gashi
  2. Adisa Shala
  3. Shqipe Balaj
  4. Rrezarta Bajraktari
  5. Aferdita Zyba
  6. Medina Bllaca
  7. Redona Berisha

Për datën, vendin dhe kohën e mbajtjes së testit me shkrim kandidatët do të njoftohen zyrtarisht sipas legjilacionit.