Konkursi për 6 mësimdhënës/e në disa shkolla të Suharekës, publikohet lista e ngushtë e kandidatëve

21.11.2022

Drejtoria Komunale e Arsimit në Suharekë (DKA) ditë më parë kishte hapur konkurs pune për 6 mësimdhënës/e në disa shkolla të Komunës së Suharekës. Për këtë konkurs komisioni përzgjedhës ka përpiluar listën e ngushtë të kandidatëve të cilët do t’i nënshtrohen testit me shkrim nesër, 22.11.2022 në sallën e Asamblesë (te parku i qytetit) të […]

Konkursi për 6 mësimdhënës/e në disa shkolla të Suharekës, publikohet lista e ngushtë e kandidatëve Foto: Ilustrim

Drejtoria Komunale e Arsimit në Suharekë (DKA) ditë më parë kishte hapur konkurs pune për 6 mësimdhënës/e në disa shkolla të Komunës së Suharekës.

Për këtë konkurs komisioni përzgjedhës ka përpiluar listën e ngushtë të kandidatëve të cilët do t’i nënshtrohen testit me shkrim nesër, 22.11.2022 në sallën e Asamblesë (te parku i qytetit) të Komunës së Suharekës ku janë ndarë në dy grupe sipas këtij orari: 08:30 dhe 10:30.

SuharekaOnline ka siguruar listën e ngushtë me emrat dhe mbiemrat e kandidatëv/e, poashtu në këto dokumente figuron edhe orari për secilën pozitë të këtij konkursi.