Konkursi për 3 asistent/e për fëmijët me nevoja të veçanta, DKA-Suharekë publikon listën e ngushtë

15.12.2022

Komuna e Suharekës ka njoftuar për përzgjedhjen e listës së ngushtë për konkursin për 3 asistent/e në tri Shkolla të Komunës së Suharekës. Drejtoria Komunale e Arsimit (DKA) në Komunën e Suharekës kishte njoftuar do të hapet konkursi për plotësimin e tri vendeve të lira të punës, në pozitën asistent/e për fëmijët me nevoja të […]

Konkursi për 3 asistent/e për fëmijët me nevoja të veçanta, DKA-Suharekë publikon listën e ngushtë Foto: Ilustrim

Komuna e Suharekës ka njoftuar për përzgjedhjen e listës së ngushtë për konkursin për 3 asistent/e në tri Shkolla të Komunës së Suharekës.

Drejtoria Komunale e Arsimit (DKA) në Komunën e Suharekës kishte njoftuar do të hapet konkursi për plotësimin e tri vendeve të lira të punës, në pozitën asistent/e për fëmijët me nevoja të veçanta arsimore në këto shkolla të Komunës së Suharekës:

  1. SHFMU “Sadri Duhla” në Duhël
  2. SHFMU “Dëshmorët e Kombit” në Vraniq
  3. SHFMU “Migjeni” në Gjinoc

Ndërsa, gjatë ditës së enjte me datë 15.12.2022, DKA-Suharekë ka njoftuar se ka përpiluar listën e ngushtë për këtë konkurs.

“Komisioni Përzgjedhës për zhvillimin e procedurave për themelimin e marrëdhënies së punës në bazë të kushteve dhe kritereve të përcaktuara sipas konkursit 05 nr. 1035, të datës 24.10.2022, përpilonlistën e ngushtë të kandidatëve të cilët do t’i nënshtrohen testit me shkrim me datë 20.12.2022 në sallën e Bordit të Komunës- Suharekë.” thuhet në njoftimin e DKA-së.