Komuna Suharekës fillon subvencionimin e personave të infektuar me COVID-19

22.01.2021

Komuna e Suharekës ka bërë thirrje për të gjithë qytetarët e komunës të cilët kanë qenë të infektuar me COVID-19 që të aplikojnë për subvencionim. Në bazë të vendimit të Asamblesë Komunale me numër 01-016-61754 të datës 23.12.2020 Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka bërë thirrje për aplikim për subvencione për qytetarët që kanë […]

Komuna Suharekës fillon subvencionimin e personave të infektuar me COVID-19 Foto: Ilustrim

Komuna e Suharekës ka bërë thirrje për të gjithë qytetarët e komunës të cilët kanë qenë të infektuar me COVID-19 që të aplikojnë për subvencionim.

Në bazë të vendimit të Asamblesë Komunale me numër 01-016-61754 të datës 23.12.2020 Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka bërë thirrje për aplikim për subvencione për qytetarët që kanë qenë të infektuar me COVID-19, shkruan SuharekaOnline.

”Të gjithë qytetarët që figurojnë në listat zyrtare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHPK), që kanë qenë dhe janë të infektuar me virusin SARS COV2- COVID 19, do të subvencionohen nga Komuna e Suharekës në shumën financiare prej 100.00 euro për person, ndërsa nga 200.00 euro do të subvencionohen familjarët e të vdekurve që kanë vdekur si pasoj e virusit SARS COV- COVID 19” thuhet në njoftim.

Dokumentet e nevojshme për të aplikuar:

  1. Leternjoftimi
  2. Çertifikata e vendbanimit
  3. Vendimin nga Inspektorati Sanitar Komunal ose vërtetimi nga IKSHPK (testi Pozitiv-PCR)
  4. Vërtetimi i llogaris bankare- në emër të aplikuesit