Komuna e Suharekës për tre muaj mbledh 210,300.63 euro nga tatimet në pronë
Të hyrat vetanake janë pjesë e pandashme e buxhetit të përgjithshëm të komunave. Ligji për Financat e Pushtetit Lokal përcakton se burimet e të hyrave komunale përveç granteve qeveritare përbëhen edhe nga të hyrat vetanake, të cilat mblidhen nga komunat në emër të shërbimeve të ofruara për qytetarët. Realizimi i të hyrave vetanake në Komunën […]
Të hyrat vetanake janë pjesë e pandashme e buxhetit të përgjithshëm të komunave.
Ligji për Financat e Pushtetit Lokal përcakton se burimet e të hyrave komunale përveç granteve qeveritare përbëhen edhe nga të hyrat vetanake, të cilat mblidhen nga komunat në emër të shërbimeve të ofruara për qytetarët.
Realizimi i të hyrave vetanake në Komunën e Suharekës për periudhën kohore janar – mars 2023 është në shumë prej 486,244.84 euro, raporton SuharekaOnline.
Nga muaji janar e deri tek ai mars i këtij viti, Komuna e Suharekës ka arritur që të mbledh 210,300.63 euro nga pagesat e tatimeve në pronë.