1.
KKZ Suharekë vendos shtand informues për procesin zgjedhor të 12 tetorit
09.08.2025
Komisioni Komunal i Zgjedhjeve në Suharekë ka vendosur një shtand informues në sheshin e qytetit, me qëllim që t’u ofrojë qytetarëve informacione të detajuara rreth procesit zgjedhor që do të mbahet më 12 tetor 2025.
Në këtë shtand, qytetarët mund të marrin sqarime për ndërrimin e qendrës së votimit, kundërshtimin dhe konfirmimin e listës së votuesve, si dhe për procedurat e regjistrimit të votuesve jashtë vendit.
Organizatorët ftojnë të gjithë qytetarët e interesuar të vizitojnë shtandin për të marrë informacione të drejtpërdrejta dhe të qarta lidhur me të gjitha hapat e nevojshëm për pjesëmarrje në zgjedhje.