KFOR-i italian viziton Komunën e Suharekës: Do të bashkëpunojmë në arsim dhe sigurinë e përgjithshme

Kryetari i Komunës, Bali Muharremaj priti sot në takim komandantitn e KFOR-it italian, Gianluca Figus.

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka pritur në një takim pune komandantin e kontingjentit italian të KFOR-it, Gianluca Figus, me të cilin kanë biseduar për vazhdimin e bashkëpunimit në mes të KFOR-it dhe Komunës së Suharekës.

Kryetari Muharremaj e ka njoftuar komandantin FIGUS me projektet që Komuna e Suharekës po i realizon si dhe kanë biseduar edhe për menaxhimin e pandemisë COVID-19.

Te dy së bashku, përveç që kanë biseduar për bashkëpunimin e ndërsjelltë, janë pajtuar edhe për çështje të tjera të zhvillimeve të përgjithshme në Komunën e Suharekës si në fushën sigurisë së përgjithshme, po ashtu edhe për arsimin dhe investimet në fusha të ndryshme.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.