KF Studençani rikthehet pas 15 vitesh: Një histori e re në futbollin e Suharekës
Pas një pauze të gjatë prej 15 vitesh, futbolli në fshatin Studençan po merr frymë të re.
Klubi Futbollistik Studençani, i themeluar në vitin 1977, ka qenë një ndër emrat e njohur në arenën lokale të futbollit, ku përmes dekadave kanë kaluar shumë gjenerata të talentuara që e bënë klubin të pandalshëm në kohën e tij më të mirë.
Megjithatë, për arsye të ndryshme, në sezonin 2010/2011 klubi u shua dhe u tërhoq nga garat, duke lënë pas një boshllëk të madh te dashamirët e futbollit lokal.
Sot, më 07 shtator 2025, historia po shkruhet përsëri. KF Studençani rikthehet zyrtarisht në garat e futbollit, duke filluar rrugëtimin e ri në Ligën e Tretë të Kosovës.
Ndeshja e parë e këtij rikthimi do të zhvillohet në orën 15:00, në Stadiumin e Qytetit në Suharekë, aty ku pritet një atmosferë e veçantë nga tifozët, banorët e fshatit dhe dashamirët e futbollit.