Kërcet grushti në një kafene në Bllacë, një person përfundon në spital – intervenon Policia 

22.04.2023

Mosmarrëveshjet mes qytetarëve shpesh herë përcillen me ofendime e kërcënime ndaj njëri-tjetrit. Madje nuk janë të rralla rastet kur ato shpërthejnë në dhunë, duke u përleshur fizikisht mes vete. Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë në një kafene në fshatin Bllacë të Suharekës, ku dy persona janë përfshirë në një rrahje. Burimet e Gazetës […]

Kërcet grushti në një kafene në Bllacë, një person përfundon në spital – intervenon Policia  Foto: Ilustrim

Mosmarrëveshjet mes qytetarëve shpesh herë përcillen me ofendime e kërcënime ndaj njëri-tjetrit.

Madje nuk janë të rralla rastet kur ato shpërthejnë në dhunë, duke u përleshur fizikisht mes vete.

Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë në një kafene në fshatin Bllacë të Suharekës, ku dy persona janë përfshirë në një rrahje.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se gjithçka ka ndodhur si pasojë e një konflikti të mëhershëm, ku pasi janë takuar mbrëmë, dy të dyshuarit janë fjalosur sërish.

E në një moment e gjithë situata eskaloi duke shpërthyer në grushte kundrejt njëri-tjetrit. Si pasojë 46-vjeçari ka marrë lëndime trupore dhe ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital.

Ndërkohë lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes e më pas kanë shoqëruar në stacion policor dy të dyshuarit.

Me urdhër të prokurorit, ndaj tyre është iniciuar rasti për veprën penale ‘Lëndim i lehtë trupor’.