KEDS njofton për punime, të premtën disa pjesë të Suharekës mbesin katër orë pa furnizim me energji elektrike
para 21 dite
KEDS ka njoftuar se të premtën më 24 janar do të ketë ndërprerje furnizimit të energjisë elektrike në disa pjesë të Komunës së Suharekës.
Sipas njoftimit të KEDS bëhet e ditur se gjatë ditës së premte[24.01.2025] në disa pjesë të Komunës së Suharekës do të ketë ndërprerje të furnizimit me energjisë elektrike prej orës 09:00 deri në orën 13:00, raporton SuharekaOnline.
Dalja 10kV Rruga e Reqanit (kodi: 32000005) nga ora 09:00 deri 13:00. Vendet: pjesët periferike të Therandës (rr.Reqani); Banesat e Benafit, Banesat e Inxhinieringut, Banesat te Viva, lagjja Hoxha I dhe II.
*Arsyeja: Punimi i lidhëseve sipas pëlqimit elektro-energjetik.