KEDS njofton për punime, të hënën disa fshatra të Suharekës do të mbesin pa rrymë

15.10.2022

KEDS ka njoftuar se të hënën, më 17 tetor në Komunën e Suharekës do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike. Gjatë ditës së hënë në Komunën e Suharekës do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike prej orës 09:00 – 12:00, nga 14:00 – 17:00 dhe nga 09:00 deri në ora 12:00, shkruan SuharekaOnline. Sipas KEDS-it, ndërprerja […]

KEDS njofton për punime, të hënën disa fshatra të Suharekës do të mbesin pa rrymë Foto: Ilustrim

KEDS ka njoftuar se të hënën, më 17 tetor në Komunën e Suharekës do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike.

Gjatë ditës së hënë në Komunën e Suharekës do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike prej orës 09:00 – 12:00, nga 14:00 – 17:00 dhe nga 09:00 deri në ora 12:00, shkruan SuharekaOnline.

Sipas KEDS-it, ndërprerja e energjisë elektrike do të bëhet për arsye të projekteve investive, ndërrimi i izolatorëve dhe përçuesit në kuadër të Lot 8 dhe punime sipas pëlqimit elektro-energjetik dhe projektit të aprovuar.

1. Nga TS 110/35/10 kV Theranda do të ndërprehet: Dalja 10 Budakova (kodi: 32000008) prej orës 09:00 – 12:00 si dhe nga 14:00 – 17:00.

Vendet: Pishina Solid, Reqani I, Reqani II, Dragaqine I, Çadraku I, Pompat e Ujit Mohlan, Greiqevci I, Buzhala I, Budakova II dhe Budakova.

Arsyeja: Projekte investive, ndërrimi i izolatorëve dhe përçuesit në kuadër të Lot 8.

2. Nga TS 110/10kV Therandë do të ndërprehet: LP 10kV Gelanca (kodi: 32000021) prej orës 09:00 deri në ora 12:00.

Vendet: fshati Gelancë, bizneset si dhe shtëpitë përgjatë rr. Topliqan – Gelancë, një pjese e fshatit përgjatë rr. Topliqan Leshan.

Arsyeja: Punime sipas pëlqimit elektro-energjetik dhe projektit të aprovuar.