KEDS njofton për punime, nesër 8 fshatra të Suharekës do të mbesin 4 orë pa rrymë

06.04.2022

Sipas njoftimit të KEDS, nesër do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike prej orës 10:00 deri në ora 14:00, shkruan SuharekaOnline. Po ashtu KEDS ka bërë të ditur se ndërprerja e energjisë elektrike do të bëhet për arsye të revizionit në LP 10kV, ndërrimi/përforcimi i shtyllave të dëmtuara. Nga NS 110/10 kV Theranda  do të […]

KEDS njofton për punime, nesër 8 fshatra të Suharekës do të mbesin 4 orë pa rrymë Foto: Ilustrim

Sipas njoftimit të KEDS, nesër do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike prej orës 10:00 deri në ora 14:00, shkruan SuharekaOnline.

Po ashtu KEDS ka bërë të ditur se ndërprerja e energjisë elektrike do të bëhet për arsye të revizionit në LP 10kV, ndërrimi/përforcimi i shtyllave të dëmtuara.

Nga NS 110/10 kV Theranda  do të ndërprehet: Dalja 10kV Peqani  (kodi:32000007)  nga ora 10:00 deri në ora  14:00.

Vendet: fshatrat: Bllacë, Breshanci, Duhël, Kastërc, Nishor, Peqan, Semetishtë dhe Sllapuzhan.