KEDS njofton ndërprerje të energjisë elektrike nesër në Therandë dhe fshatrat përreth

para 16 dite

Kompania Kosovare për Distribuimin e Energjisë Elektrike (KEDS) ka njoftuar se nesër, më 4 qershor, do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona të Therandës dhe fshatrave përreth.

KEDS njofton ndërprerje të energjisë elektrike nesër në Therandë dhe fshatrat përreth

Sipas njoftimit të KEDS-it, nga NS 110/35/10[kV] TherandaDalja 10[kV] Mushtishti (kodi: 32000002) do të ndërpritet në dy termine:

  • Nga ora 08:00 deri 08:30
  • Nga ora 16:30 deri 17:00

Gjatë këtyre intervaleve kohore, pa energji elektrike do të mbeten vendet: Sopija I, Sopija II, Dubrava, Mushtishti, Savrova, Bukoshi, Vraniqi dhe Baqevci.

Arsyeja e kësaj ndërprerjeje është krijimi i kushteve të punës pa tension dhe largimi i urave të tensionit të mesëm.

Gjithashtu, KEDS njofton se nga Dalja 10[kV] Mushtishti do të ketë ndërprerje për disa N/Stacione 10/0.4[kV] nga ora 08:30 deri 17:00:

  1. NS 10/0.4[kV] Savrova III (kodi: 32000002008)
  2. NS 10/0.4[kV] Vraniqi I (kodi: 32000002014)
  3. NS 10/0.4[kV] Dvoran (kodi: 32000002019)
  4. NS 10/0.4[kV] Popolan I (kodi: 32000002020)
  5. NS 10/0.4[kV] Vraniqi IV (kodi: 32000002022)
  6. NS 10/0.4[kV] Lagja Mustafa-Mushutisht (kodi: 32000002023)
  7. NS 10/0.4[kV] Vraniqi te xhamia (kodi: 32000002055)

Vendbanimet që do të preken nga kjo ndërprerje janë: Savrovë, Vraniq, Dvoran, Popolan dhe Mushtisht.

Arsyeja e kësaj ndërprerjeje të zgjatur janë projektet investive që përfshijnë demontimin e përçuesit, montimin e kabllos së tensionit të mesëm, ndërrimin e shkarkuesve dhe izolatorëve, energjizimin e rrjetit të ri ajror, si dhe punime të tjera elektrike në kuadër të Lot 13-Mushtisht.

KEDS kërkon mirëkuptimin e banorëve të zonave të përmendura për këto ndërprerje të nevojshme për përmirësimin e rrjetit elektrik.

Etiketat

Ofertat e fundit