Kaq biznese aktive dhe të punësuar janë në Komunën e Suharekës
Pavarësisht pandemisë e cila ka krijuar vërshtirësi për shumë ndërmarrje, në vendin tonë shumica e bizneseve kanë qëndruar aktive edhe përgjatë këtij viti. Sipas të dhënave zyrtare, në korrik të vitit 2021, në Komunën e Suharekës janë aktive 2,373 biznese. Përkundër pandemisë, numri i bizneseve në komunën tonë ka shkuar duke u rritur, Në sektorin […]
Pavarësisht pandemisë e cila ka krijuar vërshtirësi për shumë ndërmarrje, në vendin tonë shumica e bizneseve kanë qëndruar aktive edhe përgjatë këtij viti.
Sipas të dhënave zyrtare, në korrik të vitit 2021, në Komunën e Suharekës janë aktive 2,373 biznese.
Përkundër pandemisë, numri i bizneseve në komunën tonë ka shkuar duke u rritur, Në sektorin privat, në Komunën e Suharekës janë të punësuar 5,808 persona.
Që nga viti 2013, në Komunën e Suharekës numri i biznesve të reja është shumë më i madh se numri i bizneseve të shuara.
Bazuar në të dhënat zyrtare, në vitin 2015 në komunën tonë kanë qenë 1,411 biznese dhe 3,445 punëtor, në 2016 1,557 biznese dhe 3,650 punëtor, në 2017 1,700 biznese dhe 3,951 të punësuar, në 2018 1,872 biznese dhe 4,327 punëtor, në 2019 2,046 biznese dhe 5,080 punëtor, në 2020 2,232 biznese dhe 5,876 të punësuar, në vitin 2021 (deri në muajin korrik) 2,373 biznese dhe 5,808 punëtor.
Përveç 5,808 të të punësuarve në sektorin privat në territorin e Komunës së Suharekës, në sektorin publik në këtë komunë janë të punësuar edhe 1,304 persona.
Në anën tjetër, numri i kontributpaguesve aktiv nga Suharekë në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës (Trust) është më i madh. Kjo tregon se pjesa më e madhe e të punësuarve nga Komuna e Suharekës janë të punësuar në
biznese apo institucione publike jashtë territorit të komunës.