“Java e Barazisë Gjinore”, nënkryetarja Suka viziton shkollat fillore

04.03.2020

Në kuadër të kremtimit të ditës së gruas 8 Marsi, në 13 shkolla të Komunës së Suharekës (3 shkolla të mesme dhe 10 fillore), mbahet “Java e Barazisë Gjinore”, ku një orë mësimore do ti kushtohet historikut të datës 8 Mars. Ky aktivitet është organizuar nga OSBE, në bashkëpunim me Komunën e Suharekës. Si në […]

“Java e Barazisë Gjinore”, nënkryetarja Suka viziton shkollat fillore Foto: Ilustrim

Në kuadër të kremtimit të ditës së gruas 8 Marsi, në 13 shkolla të Komunës së Suharekës (3 shkolla të mesme dhe 10 fillore), mbahet “Java e Barazisë Gjinore”, ku një orë mësimore do ti kushtohet historikut të datës 8 Mars.

Ky aktivitet është organizuar nga OSBE, në bashkëpunim me Komunën e Suharekës.

Si në ditët e tjera edhe sot kanë vazhduar aktivitetet e Javës së Barazisë Gjinore, ku sot u mbajtën ligjeratat me temë: Historiku i 8 Marsit në 3 shkolla, si në Bllacë, Samadrexhë dhe Greikoc, ku prezent ishte edhe nënkryetarja e Komunës së Suharekës, Mihrije Suka.

Përpos këtij aktiviteti, Komuna ka organizuar edhe dy aktivitete të tjera që do të mbahen ditën e Enjte me datë 05.03.2020, në ora 11:00, në Shtëpinë e Fellbahut, ku në fokus do të jetë kategoria e femrave me nevoja të veçanta, (HandiKos).

Ato kanë përgatitur një program, që mbështetjen do ta kenë nga Komuna e Suharekës.

Ditën e Premte më datë 06.03.2020, në ora 13:00, në Sallën e Bordit të Drejtorëve, mbahet tryezë e rrumbullakët, me temë “Gratë dhe Siguria”.