Hudhen mbetje në hapësirë publike në Suharekë, Muharremaj paralajmëron gjobë ndaj personit të papërgjegjshëm

07.07.2022

Qytetarët e pandërgjegjshëm që po hedhin mbeturina në hapësirat publike, po gjobiten nga ana e Drejtorisë së Inspeksionit. Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka postuar disa fotografi ku shihet se një person i papërgjegjshëm ka shëmtuar hapësirën publike në rrugën “Hasan Prishtina” në Suharekë. Kryetari Muharremaj ka theksuar se shumë shpejt inspekcioni komunal […]

Qytetarët e pandërgjegjshëm që po hedhin mbeturina në hapësirat publike, po gjobiten nga ana e Drejtorisë së Inspeksionit.

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka postuar disa fotografi ku shihet se një person i papërgjegjshëm ka shëmtuar hapësirën publike në rrugën “Hasan Prishtina” në Suharekë.

Kryetari Muharremaj ka theksuar se shumë shpejt inspekcioni komunal do të dal në terren, ku edhe do ta shqiptoj gjobën.

“Një person i papërgjegjëm e ka shëmtu hapsirën publike në Rrugën “Hasan Prishtina” në Suharekë.

Shumë shpejt inspekcioni komunal do të dal në teren dhe do ta shqiptoj gjobën”, ka shkruar Muharremaj.