Hoxhaj në Suharekë: Amanetin e Fadil Vatës e vazhduan shokët e tij me në krye Thaçin e Veselin
Kanë kaluar 31 vite që kur ka ndërruar jetë një ndër aktivistët që ngritën zërin ndaj okupimit serb dhe me aktivitetin e tij kontribuoi në rrugën drejt çlirimit të Kosovës. Bashkveprimtar, familjar dhe përfaqësues politik kanë nderuar sot figurën e heroit, Fadil Vata. Këtë të dielë në nder të figurës dhe veprimtarisë së heroit, Fadil […]
Kanë kaluar 31 vite që kur ka ndërruar jetë një ndër aktivistët që ngritën zërin ndaj okupimit serb dhe me aktivitetin e tij kontribuoi në rrugën drejt çlirimit të Kosovës. Bashkveprimtar, familjar dhe përfaqësues politik kanë nderuar sot figurën e heroit, Fadil Vata.
Këtë të dielë në nder të figurës dhe veprimtarisë së heroit, Fadil Vata, i shoqëruar nga bashkëveprimtar dhe akterë politik kreu i PDK-së, Enver Hoxhaj ka bërë homazhe te varri i tij.
“Në Suharekë, për homazhe e nderim te varri i Heroit të Kosovës, Fadil Vata. Gjatë një jete përplotë me aktivizëm politik, organizativ e çlirimtar kundër okupatorit serb, Fadili asnjëherë nuk u zmbraps nga ideali për liri. Burgosjet vetëm sa e forconin e përndjekjet asnjëherë nuk e ndalën. Si një ndër figurat e para të organizimit popullor kundër pushtuesit, Fadili ishte krah i fortë edhe i grevës së Minatorëve me 1989.
Plagët e torturat që kishte pësuar gjatë burgosjeve dhe keqtrajtimeve edhe në spitalet serbe, u bën shkak që më 25 prill të vitit 1990 Fadili të mbyllë sytë para se të shihte Kosovën e lirë. Por, amanetin e Fadilit e vazhduan shokët e tij të ngushtë të idealit, me në krye Hashim Thaçin e Kadri Veselin, të cilët i dhanë grushtin e fundit atij regjimi gjenocidal. Lavdi, Fadil Vata!” ka njoftuar Hoxhaj.