Hamdi Bytyçi prezanton Reshat Selimajn kandidat për asamble komunale

28.07.2025

Lëvizja VETËVENDOSJE! ka njoftuar sot se Reshat Selimaj, me përvojë të mëparshme si asambleist, i është bashkuar ekipit të tyre si kandidat për Asamblenë Komunale në zgjedhjet e 12 tetorit.

Hamdi Bytyçi prezanton Reshat Selimajn kandidat për asamble komunale Foto: Ilustrim

Lajmin e ka bërë të ditur kandidati i VETËVENDOSJE!-s për kryetar komune në Suharekë, Hamdi Bytyçi.

Bytyçi theksoi se Selimaj vjen me një përvojë të konsiderueshme dhe një angazhim të vazhdueshëm në çështje që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve. “Reshati vjen me vendosmërinë për ta çuar më tej punën e mirë dhe për të qenë zë i fuqishëm i banorëve në Kuvendin Komunal,” u shpreh Bytyçi.

Përfshirja e Selimajt shihet si një forcim i ekipit të VETËVENDOSJE!-s në Suharekë, duke pasur parasysh lidhjen e tij me qytetarët.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More