Greikoc, gjendet në rrugë një 71 vjeçar pa shenja jete
Policia e Kosovës është njoftuar për një rast të vdekjes së një personi në fshatin Greikoc të Suharekës.
Sipas njoftimit të zëdhënësit të Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, toger Shaqir Bytyçi, rasti është raportuar rreth orës 10:30 nga Qendra e Mjekësisë Familjare në Suharekë.
Viktima është një mashkull i lindur në vitin 1954, banor i fshatit Greikoc. Trupi i pajetë i tij është gjetur në rrugën “Përparimi”.
Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitë policore, të cilat nën udhëzimin e prokurorit kanë dërguar trupin në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Sipas deklaratave të familjarëve dhe mjekëve kujdestarë, dyshohet se vdekja ka ndodhur për shkak të shkaqeve natyrale, pasi nuk janë vërejtur shenja dhune dhe viktima ka vuajtur nga disa sëmundje kronike.
Hetimet për të zbuluar shkaqet e vdekjes janë në vazhdim.