Gratë e forta të AAK-së që thyen terrenin ku mbizotëronin burrat

20.10.2021

Zakonisht pjesëmarrja e grave në listat zgjedhore në disa raste përdoret si strategji për “të thithur” votën e elektoratit femëror, mirëpo rezultat e zgjedhjeve të 17 tetorit diktojnë një tjetër teori. Forca që ka fituar zgjedhjet në Suharekë, AAK është futur në garën elektorale me 34 kandidatë/e, 15 prej të cilëve janë gra, ku me […]

Gratë e forta të AAK-së që thyen terrenin ku mbizotëronin burrat Foto: Ilustrim

Zakonisht pjesëmarrja e grave në listat zgjedhore në disa raste përdoret si strategji për “të thithur” votën e elektoratit femëror, mirëpo rezultat e zgjedhjeve të 17 tetorit diktojnë një tjetër teori.

Forca që ka fituar zgjedhjet në Suharekë, AAK është futur në garën elektorale me 34 kandidatë/e, 15 prej të cilëve janë gra, ku me këtë rast AAK ka treguar një rritje eskponenciale të grave në listë.

Dy gra nga radhët e AAK-së, Sanie Kuqi dhe Besa Kuqi e prijnë listën e grave më të votuara në Suharekë.

E para me mbi 600 vota dhe e dyta me mbi 400 kanë thyer çdo pritje të rezultatit zgjedhor duke u renditur në top më të votuarat e kësaj partie.

Fidaije Kukaj gjithashtu është në top 10-shen e kandidatëve më të votuar të AAK-së.

Me këtë rezultat zgjedhor këto gra kanë arritur të kijojnë një situatë ku drejtimi i partive politike në Suharekë më nuk do të jetë një terren i mbizotëruar thuajse tërësisht nga burrat.