Grabitja e armatosur në Suharekë – reagon kryetari Bali Muharremaj

22.11.2023

Grabitje e armatosur ka ndodhur gjatë ditës së mërkurë në një argjendari në Suharekë, si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri, është plagosur një polic. Kryetari i komunës së Suharekës Bali Muharremaj, ka reaguar për rastin. Muharremaj porositi për ruajtjen e qetësisë. Ai tha se ka folur me policinë, dhe se është duke u punuar […]

Grabitja e armatosur në Suharekë – reagon kryetari Bali Muharremaj Foto: Ilustrim

Grabitje e armatosur ka ndodhur gjatë ditës së mërkurë në një argjendari në Suharekë, si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri, është plagosur një polic.

Kryetari i komunës së Suharekës Bali Muharremaj, ka reaguar për rastin.

Muharremaj porositi për ruajtjen e qetësisë.

Ai tha se ka folur me policinë, dhe se është duke u punuar në zbardhjen e rastit.

“Sapo bisedova me komandantin e Policisë, për rastin e grabitjes në një lokal në Suharekë, dhe u njoftova se po punohet në zbardhjen e rastit”.

“Suharekës uroi që raste të tilla të mospërsëriten kurrë”, shkroi Muharremaj në Facebook.

Policia i ishte përgjigjur një informacioni për një grabitje të armatosur.

Nga të shtënat me armë deri më tani dëme ka pësuar një veturë e Policisë ndërsa të dyshuarit, sipas informacioneve të Policisë, janë larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë me xhama të errët.