Goditet nga makina një këmbësor në Peqan, pëson lëndime trupore

03.07.2023

Mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës, pakujdesia gjatë drejtimit të automjeteve, përdorimi i telefonit e shumë faktorë të tjerë janë vetëm disa nga arsyet e aksidenteve në trafik, të cilat përveç dëmëve materiale shkaktojnë lëndime edhe tek njerëzit. Një rast i tillë ka ndodhur gjatë ditës së dielë në fshatin Peqan të Suharekës, raporton […]

Goditet nga makina një këmbësor në Peqan, pëson lëndime trupore Foto: Ilustrim

Mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës, pakujdesia gjatë drejtimit të automjeteve, përdorimi i telefonit e shumë faktorë të tjerë janë vetëm disa nga arsyet e aksidenteve në trafik, të cilat përveç dëmëve materiale shkaktojnë lëndime edhe tek njerëzit.

Një rast i tillë ka ndodhur gjatë ditës së dielë në fshatin Peqan të Suharekës, raporton SuharekaOnline.

Policia e Kosovës në Suharekë ka njoftuar se dje gjatë ditës së dielë rreth orës 18:10 një person derisa ishte duke drejtuar veturën e tij me targa vendore, nga pakujdesia ka goditur një këmbësor.

Si pasojë e goditjes thuhet se viktima ka pësuar lëndime trupore dhe pas trajtimit është liruar për në shtëpi.